Siria kërcënon me armë kimike

24/07/2012 08:30

Regjimi sirian pranoi për herë të parë publikisht se zotëron armë të kimike të shkatërrimit në masë dhe premton se do t’i vërë ato në përdorim nëse ndaj vendit ka një agresion ushtarak të jashtëm.

Prej vitesh Siria ndodhet në listën e zezë të zotëruesve të armëve kimike, armë të cilat ndalohen rreptësisht të përdoren nga konventat ndërkombëtare.

Presidenti amerikan, Barack Obama e quajti një gabim të madh deklaratën e Sirisë për përdorimin e armëve në rast sulmi nga jashtë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se zotërimi i armëve kimike është kundër cdo marrëveshjeje ndërkombëtare, por shtoi se presidenti sirian, Bashar al-Assad është tashmë në ditët e fundit të regjimit të tij, ndaj nevojitet sa më parë që vendi të përgatitet për tranzicion politik.

Ndërkohë, në terren vijojnë luftimet e ashpra mes opozitës së armatosur dhe ushtrisë qeveritare. Luftimet janë përqendruar në dy kryeqendrat e vendit, Damask dhe Alepo. Në Damask rebelët njoftojnë se kanë nën kontroll disa lagje periferike të kryeqytetit, ndërsa në Alepo vijojnë luftimet e ashpra.

Ushtria nga ana e saj raportohet se brenda 2 ditëve ka ndërmarrë dy ofensiva të fuqishme për të “pastruar qytetet nga bandat terroriste”.

Vetëm fundjavën që kaloi, opozita njoftoi për të paktën 50 të vrarë, ndërsa OKB flet për më shumë se 17 mijë viktima që nga nisja e protestave që degjeneruan në konflikt të armatosur 1 vit më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA