SHBA, vdes gruaja e parë në hapësirë
24/07/2012 04:11
Sally Ride, gruaja e parë amerikane që udhëtoi në hapësirë, ka vdekur në moshën 61 vjecare, 17 muaj pasi ajo u diagnostikua me kancer të pankreasit.
Ajo ishte pjesë e një ekuipazhi të Shuttle në qershor të vitit 1983
Ride nuk ishte gruaja e parë në hapësirë, pasi në rang botëror ishte kozmonautja sovjetike, Valentina Tereshkova që udhëtoi në qershor të vitit 1963.
Që prej misionit të saj të parë në vitin 1983, më tepër se 45 gra nga SHBA dhe vende të tjera kanë fluturuar në hapësirë, përfshirë dy si komandante të anijes.
Ride vdiq të hënën në La Jolla të Kalifornisë. Një aspirante për lojtare tenisi, ajo përfundoi katër diploma universitare, duke përfshirë edhe një doktoraturë në fizikë.
Top Channel