
" /> ">
Betohet me dorë mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Presidenti i ri i Republikes zoti Bujar Nishani.
“Betohem! Zoti më ndihmoftë!”, ishin fjalet e para te zotit Nishani si kreu i ri i vendit.
Presidenti Nishani, ne fjalen e rastit ne podiumin e Kuvendit shprehu
kenaqesine per marrjen e postit pikerisht ne 100-vjetorin e Pavaresise.
“Shqiperia ka mjaft sfida qe duhen zgjidhur. Detyrimi kryesor u perket
institucioneve tona. Presidenti i Republikes ka nje angazhim te
rendesishem per te realizuar reformen ne fushen e drejtesise. Per fat te
keq ka nje raport te theksuar mosbesimi mes qytetareve dhe sistemit te
drejtesise. Vendosja e ketij besimi do te jete hapi me i mire”, tha
Nishani.
Kreu i ri i vendit konfirmoi te gjithe vullnetin dhe gatishmerine per te qene nje partner i sinqerte per maxhorancen dhe opoziten.
“Institucioni i Presidences do t’i kete te hapura dyert si per maxhorancen, ashtu edhe per opoziten, per shkembimin e pikepamjeve ne interes te vendit.Qellimi yne eshte i njejte, ta bejme vendin tone me te mire, ta bejme jeten e qytetareve tane me te qete, me njerezore dhe me te qete”, u shpreh Nishani.
Pas zhvillimit te nje takimi te shkurter me Presidentin Topi ne zyren e ketij te fundit, Nishani dhe Topi u shfaqen perballe te pranishmeve, ne krye të shkallëve të presidencës të shoqëruar nga kreu Protokollit të Shtetit.Pas dëgjimit të himnit kombëtar dhe 21 të shtënave me top, kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja i dorezoi në mënyrë simbolike Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
“Sot ndihem me i privilegjuari dhe me i nderuari duke qene i zgjedhur ne postin me te larte te vendit. Qe nga ky cast mbaj mbi vete pergjegjesine me te madhe te mundshme qe mund te kete ne jeten e tij nje individ ne lidhje me vendin, shtetin, miqte dhe partneret”, tha Nishani ne ceremonine e zhvilluar ne Presidence.
Kreu i ri premtoi se do ta zbatoje me perpikmeri ligjin dhe do te permbushe çdo detyre dhe pergjegjesi kushtetuese.
“Ne besojme ne paqen dhe harmonine dhe u dergoj pershendetje te sinqerta te gjithe shqiptareve te Kosoves, te Maqedonise e Malit te Zi, Lugine te Presheves e diaspore, per gjithcka kane bere”, tha Nishani.
Kreu i shtetit shprehu bindjen se vetem duke zbatuar ligjin dhe kushtetuten do te kontribuoje qe zeri i shqiptareve te marre vleren e merituar.
Protokolli i Shtetit nuk kishte përfshirë në ceremoni një fjalim lamtumire për presidentin Topi.Ky i fundit bashke me zonjen e tij, shtrengoi duart me ciftin e ri presidencial, por jo me kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli.
Nishani për AFP: Prioritet sistemi i drejtësisë
Presidenti i ri i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka dhënë një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve, AFP, pak përpara betimit si presidenti i ri i Shqipërisë.
“Sistemi i drejtësisë do të jetë prioriteti im. Kam vendosur të angazhohem plotësisht në favor të reformave në sistemin e drejtësisë, që mbetet një faktor kyç për integrimin e Shqipërisë në BE,” tha Nishani.
“Ka shumë akuza për korrupsion, disa gjykatës dhe prokurorë janë akuzuar se nuk kanë integritet moral dhe profesional,” vijoi Nishani.
Ndërkohë në lidhje me integrimin, Nishani u shpreh: Pavarësisht ndarjeve aktuale, anëtarësimi në Bashkimin Evropian, që është dëshirë e 90 për qind të shqiptarëve, duhet të bashkojë të gjithë forcat politike.
“Jam optimist se Shqipëria do të arrijë të marrë këtë vjeshtë statusin e kandidatit. Është e qartë se integrimi në Bashkimin Evropian është një proces që na detyron të punojmë të gjithë shumë për të merituar anëtarësimin”, theksoi presidenti i sapozgjedhur, Bujar Nishani.
Nishani është shprehur ndër të tjera, se do të jetë jashtë çdo ndikimi të çdo force politike, duke theksuar si shumë të rëndësishëm për të, bashkëpunimin mes maxhorancës dhe opozitës.
Top Channel