Ngec ligji për Gjykatën e Lartë

24/07/2012 23:50

Komisioni i Ligjeve miratoi me konsesus projektligjin per organizimin e konferencës gjyqësore, nga ku zgjidhen 9 anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Por Komisioni i Ligjeve dështoi të niste shqyrtimin e ligjit për Gjykatën e Lartë.

Ky dështim u shoqerua me akuza nga të dyja palët, pasi Partia Socialiste kërkoi shtyrjen për në shtator të këtij projektligji me shumicë të cilësuar, duke sjellë në vëmendje se një nga arsyet ka të bëjë me paktën e opozitës për ndryshime kushtetuese, ku anëtarët e Gjykatës së Lartë duhet të zgjidhen jo më me shumicë të thjeshtë, por me 3/5 e votave në Parlament.

Sipas demokratëve rruga e këtij projektligji nuk do të hapej, nëse socialistët nuk tërhiqen nga paketa e tyre për ndryshime kushtetuese.

“Me atë rast i tregoi shqiptarëve se keni vullnet të mirë e për procesin e tyre të integrimit dhe me atë rast i hapni rrugën marrëveshjes për imunitetet, të cilën gjithashtu po e bllokoni artificialisht, sic po kërkoni të bllokoni artificilaisht, këtë draft që kemi në shqyrtim. Në vlerësimin tim politik gjithë kjo që po na vjen nga ju është një strategji e fortë bllokimi. Lideri juaj do pazar që të japë votën, por ne nuk pajtohemi dot për votimin e prpjektligjeve për Pazar”, tha kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmajli.

“Kemi bërë një propozim që ka të bëjë me thelbin e asaj që po propozojmë, sesi të mos jetë pjesë e influencës politike edhe gjykata e lartë, sesi dekretet të mos jenë produkt i pazareve tuaja, që një herë i miratoni, një herë i kundërshtoni, një herë i shtyni. Nëse ka një fjalë që do t’i shkojë mandatit tuaj për pushtetin gjyqësor është fjala Pazar dhe influencë politike mbi pushtetin gjyqësor”, tha socialisti, Famtir Xhafaj.

Me këtë konflikt është e qartë se, të enjten në Parlament nuk do të jetë në rendin e ditës për miratim projektligji për Gjykatën e Lartë, disa nene të të cilit janë të domosodshme për të vënë në funksionim në janar ngritjen e Gjykatës Administrative.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA