Një ish-i burgosur i Guantanamos, talebani australian David Hicks, do të mund të marrë përfitimet nga kujtimet e tij të hedhura në një libër.
Kjo do të bëhet e mundur pasi prokuroria ka hequr dorë nga tentativa ligjore për sekuestrim përmes ligjit që ndalon përfitimet nga krimi.
Libri i Hicks, “Guantanamo, Udhëtimi im”, ka shitur 30 mijë kopje dhe flet për rininë e tij, konvertimin në mysliman dhe për pesë vitet e kaluara në burgim.
Burgu famëkeq amerikan në Kubë vazhdon të mbajë RRETH 168 të dyshuar për terrorizëm, por përveç kësaj ai njihet si vendi i torturave më mizore të bëra ndaj të burgosurve për t’i detyruar ata të flasin.
Edhe pse presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka deklaruar disa herë se do ta mbyllë burgun e tmerrshëm, ajo ditë duket se është ende larg.
E vetmja gjë që ka bërë shefi i Shtëpisë së Bardhë, që në zgjedhet e nëntorit do të garojë për një mandat të dytë, ka qenë frenimi i prurjeve të reja në qendrën e burgimit.
Top Channel