Jetesa nga mbeturinat, OJF-të letër bashkisë

24/07/2012 00:00

Shoqëria Civile i ka dërguar një shkresë zyrtare bashkisë së Tiranës, ku
i kërkon pezullimin e vendimit për sekuestrimin e mjeteve motorrike të
romëve, që punojnë për grumbullimin e mbetjeve të riciklueshme.

“I kemi kërkuar zotit Basha shfuqizimin e urdhërit për ndalimin e mjeteve motorrike dhe jo motorrike të ndaluara rreth tre javë më parë, për komunitetin rom, i cili për 20 vite vazhdon të jetojë duke mbledhur materiale të riciklueshme. Cuditërisht edhe këto organizata që kanë marrëveshje me bashkinë dhe janë të lejuar të mbledhin materialet e riciklueshme konform ligjit, janë ndaluar dhe u është pezulluar aktiviteti”, tha Adriatik Hasantari nga “Roma Aktiv”

Vendimi i Bashkise per ndalimin e grumbullimit te mbetjeve ka bere qe 800 familje te mos kene me asnje te ardhur, ndaj shoqeria civile kerkon respektimin e marreveshjeve nga bashkia per grupet e romeve, qe kane te drejte ta kryejne kete pune, si dhe hapjen e vendeve te punes dhe perfshirjen ne asistencen sociale.

“Për këto 800 familje që janë prekur nga ky urdhër i bashkisë, të përmirësohen kriteret e ndihmës ekonomike, pra të lehtësohen ato, sepse një pjesë e konsiderueshme e familjeve, nuk e marrin këtë ndihmë ekonomike. Gjithashtu i kërkojmë edhe sigurimin e punësimit për individë romë që janë prekur nga ky urdhër i Bashkisë në hapësira që Bashkia dhe disponon konform ligjit”, tha Hasantari.

Vendimi i bashkise per pezullimin e aktivitetit te familjeve rome qe prej 20 vitesh jane vetëpunesuar ne grumbullimin e mbeturinave te riciklueshme ka bere qe shume prej tyre sot te luftojne per mbijetese, pasi nuk kane asnje te ardhur tjeter

Top Channel

DIGITALB DIGITALB