Italia dhe Franca, mohojnë marrëveshjen me Spanjën

24/07/2012 00:00

Deklarata e Ministrit spanjoll te Çështjeve Europiane, Injigo Mendeth de
Vigo revoltoi jo pak Italine dhe Francën pas deklaratës se “të dy
vendet -permes nje pakti-mbështeten kërkesën e Spanjës për marrjen e
masave me te shpejta nga eurozona per te ulur kostot e larta të
huamarrjes”.

Roma dhe Parisi mohuan te kene firmosur nje deklarate te perbashket me Spanjen. Dokumenti kerkonte zbatimin e menjehershem te marreveshjes se qershorit-sipas te ciles- bankat duhet te merrnin fonde drejtepersedrejti nga fondi i shpetimit te eurozonës. Qeveria italiane u shpreh e tronditur nga deklarata e ministrit spanjoll, ndersa ministri francez i ceshtjeve te BE-se Bernar Kazanëv mohoi të ishte firmosur një deklaratë e tille.

Kostot e huamarrjes ne Spanje arriten ne 7.6% te marten. Kjo rritje shton presionin ndaj Madridit per te kërkuar një dorëzani të plotë, pasi shuma prej 100 miliarde eurosh, e garantuar per bankat spanjolle nuk arriti te qetesoje tregjet.

Ministri gjerman i Financave, Volfgang Shauble priti te marten në Berlin ministrin spanjoll te ekonomise, Luis de Gindos.  Shauble tha se kostot e larta te huase nuk korrespondojne “as me themelet ekonomike te Spanjes, as potencialin e rritjes dhe as qendrueshmerine e borxhit publik”. Çështja është se Eurozona nuk do të përballonte nje dorezani te plote për Spanjën. De Guindos- deri tani ka mohuar nevojen e vendit per nje dorezani te plote. Por keshtu bene edhe ministrat e Greqise, Irlandes dhe Portugalise, perpara se te paraqisnin kerkesen per ndihme. Fondi i Perhershem i Shpetimit, me 500 miliarde euro nuk ka nisur te funksionoje ende, ne pritje te vendimit te Gjykates Kushtetuese Gjermane, ne muajin shtator. Por edhe sikur te miratohej nga kjo gjykate, parate do te transferoheshin gradualisht. Te vlefshme deri ne fund te ketij viti do te ishin 200 miliarde euro. Sipas analisteve, mundesia e fundit do te ishte nese Banka Qendrore Europiane do te blente serish bondet spanjolle, sic beri vitin e kaluar. Vendimi do te merret javen e ardhshme ne takimin e BQE-se. Nje paralajmerim jo i mire per eurozonen vjen nga Instituti i Mendimit te Ri Ekonomik me qender ne Nju Jork i cili sygjeron “nje pergjigje kolektike konstruktive, perndryshe euro do te shperbehet”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta