Ka përfunduar pas shtatë ditësh ëndrra e skuadrës sonë kampione, Skëndërbeut për t’u kualifikuar në raundin tjetër eliminator të Champions Ligës.
Skuadra korcare humbi me rezultatin 3-0 ndaj kampionëve te Hungarisë, Debrecenit, të cilët i kishin mundur në Shqipëri, një javë më parë minimalisht 1-0.
Kulibali zhbllokon ndeshjen që në minutën e 12-të, ndërkohë që dy golat e tjerë skuadra hungareze i shënoi në pjesën e dytë. Në fillim Varga dhe sërish Kulibali në fund përfiton nga përpjekjet e skuadrës korcare për të bërë mrekullinë.
Në këtë mënyrë me rezultatin 3-1, të të dyja ndeshjeve, skuadra Kampione e Shqipërisë, Skëndërbeu mbyll aventurën europiane në Champions Ligë, ashtu si edhe një vit më parë.
E vetmja skuadër shqiptare që mbetet ende në aktivitetet europiane është Tirana, e cila do të luajë pas disa ditesh me Alesundin ndeshjen e kthimit pasi kanë barazuar 1-1 në “Qemal Stafa”.
Top Channel