Van Persi, protagonist në merkato

23/07/2012 00:00

Robin Van Persi është protagonisti i radhës në merkaton e transferimeve.
Sulmuesi holandez është shumë pranë largimit nga Arsenali i cili mesa
duket është dorëzuar në luftën për mbajtjen e futbollistit në Londër,
gjë që është konfirmuar nga vetë trajneri Venger.

‘Robin është me ne prej shumë vitesh dhe me vjen keq për situatën e krijuar-tha Venger-por në find ne do të zgjedhim atë që është më e mira për klubin’.

Nuk është hera e parë, që Arsenali gjendet në luftë me futbollistët e tij për arsye transferimi. Vitin e kaluar një situatë të tillë klubi londinez i jetoi me Fabregas dhe nasri, por në atë kohë skuadra u gjend e papërgatitur.

‘Vitin e kaluar ndodhi e njëjta histori me fabregas e Nasri, por nuk ishim të përgatitur-tha Venger-këtë radhë situata është ndryshe. Ne i kemi gjetur dy sulmues që do të zëvendësojnë Van Persin”.

Nga ana e tij, Van Persi ka deklaruar se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me Arsenalin dhe se dëshiron të sjhkojë te një skuadër me të cilën mund të fitojë Ligën e kampioneve, deklaratë që nuk është pritur mirë nga Venger.

‘E dimë që Van persi është një sulmues i një niveli të lartë – vijoi trajneri francez – kam një admirues i tij dhe këtë e kam deklaruar gjithmonë. Vlera e një klubi matet nga projekti dhe jo nga blloku i çeqeve”.

Për Van Persin, beteja në merkaton e transferimeve do të jetë mes Manchester United, Mancester City dhe Juventusit.
    

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta