Sulm gjatë natës në Teheran, Izraeli shënjeston ministrin iranian të Inteligjencës Zjarret po djegin pyjet në verilindje të Katalonjës në Spanjë. Te pakten
katër persona humben jeten dhe qindra të tjerë u plagosen, pasi flaket
perfshine zonën shume prane kufirit me Francën, e njohur per plazhet e
bukura.
Nje burre dhe vajza e tij 15-vjeçare humben jeten pasi u hodhen nga shkembi per t’i shpetuar flakeve, nje person i trete vdiq nga infarkti dhe nje 64-vjecar nderroi jete ne spital, 80 % e trupit te tij ishte djegur.
Zedhenesi i zjarrefikesve e cilesoi situaten shume te rende. Zjarri ka shkrumbuar 13.000 hektare toke. Mijera persona, te kercenuar nga flaket- braktisen shtepite. Autoritetet shperngulen disa grupe turistesh. Shkaqet e zjarrit nuk jane mesuar ende, por flaket u ndihmuan nga ererat e forta qe i kalonin 90 km ne ore.
Situata mbetet e rëndë edhe ne Portugali, me dy vatra te medha ne Santa Cruz, ne ishullin e Madeira-s dhe ne Sao Bras de Alportel, ne jug te rajonit te Algarves. Ketu mbi 1000 zjarrefikes po perpiqen te dominojne flaket.
Thatesira- e shoqeruar me temperaturat e larta mbi 40 grade celsius- shtojne friken e autoriteteve- se situata do te perkeqesohet gjate periudhes me te nxehte te vitit; fund-korrikut dhe fillim-gushtit.
Top Channel