
Pas një seri sulmesh që goditën Bagdadin- mëngjesin e së hënës- humbën
jetën 90 persona dhe u plagosën 150 të tjerë, pjesa më e madhe policë
dhe ushtarë.
Ngjarja me e pergjakshme u regjistrua ne Taxhi, nje lagje sunite, 25 km ne veri te Bagdadit, ku disa shperthime shkaktuan 18 viktima dhe 30 te plagosur. Disa autobomba u hodhen ne ere ne Bagdad, nje autobombe ishte vendosur ne lagjen Sadër Siti, ne afersi te Ministrise se Brendshme, pas shperthimit te se cilen humben jeten 2 persona.
Ne jug te qyteti Mahmudija, nje autoveture me eksploziv u hodh ne ere. Bilanci ketu eshte 11 te vdekur dhe 38 te plagosur. Te pakten shtate autobomba shperthyen ne qytetin verior te Kirkukut. Keto jane sulmet me te pergjakshem ne Irak, prej 13 qershorit, kur nje vale tjeter bombash vrau 84 persona dhe plagosi 300 te tjere.
Edhe te dielen, ne nje seri atentatesh humben jeten 17 irakiane. Deri tani as sulmet e se dieles dhe as te sotmet nuk jane marre persiper nga ndonje grup, por javen e kaluar, Al Kaeda deklaroi se do ta godiste pa meshire Irakun.
Top Channel