Premtimi i Assad: Jo armë kimike ndaj rebelëve

23/07/2012 15:30

Autoritetet siriane u betuan ditën e hënë se nuk do të përdorin armë kimike ndaj popullisë, por theksuan se kjo masë ekstreme do të zbatohen në rastin e një sulmi nga jashtë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Siriane, Jihad Makdissi, deklaroi se “armët kimike janë në stoqe të ruajtura me kujdes nga ana e forcave të armatosura. Ato nuk do të përdoren kurrë në çfarë do konflikti brenda Sirisë”.

Më parë, Liga Arabe i kërkoi presidentit Bashar al-Assad që të jepte dorëheqjen, duke i ofruar azil dhe siguri për atë dhe të afërmit e tij nëse do të pranonte.

Ndërkohë, kryengritësit deklaruan për një korrespondent të “BBC” brenda Sirisë se ndihen të inkurajuar nga vrasjet e nivelit të lartë të një jave më parë.

Katër funksionarë, përfshi ministrin e Mbrojtjes dhe kunatin e Presidentit Assad, mbetën të vrarë në një sulm të realizuar në Damask në datën 18 korrik.

Kjo ishte hera e parë që rebelët godisnin brenda rrethit të ngushtë të regjimit, ndërsa aktualisht, luftime të ashpra janë duke ndodhur në kryeqytetin Damask dhe në qytetin e dytë më të madh të vendit, Alepo.

Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, mbi 18 mijë persona kanë humbur jëtën në luftimet gjatë luftës civile së nisur që në mars 2011.

Liga Arabe: Assad të largohet

Ministrat e Jashtem te Liges Arabe i bënë thirrje Bashar Al Assad-it të japë doreheqjen. Pas nje takimi emergjence ne Katar ata apeluan për largimin e shpejte te Presidentit sirian duke i garantuar familjes së tij një “dalje” të sigurt nga Siria.

“Se pari i kerkojme regjimit te jape doreheqjen, por ne nuk caktojme ndonje afat. Liga Arabe i garanton Assad-it dhe familjes se tij nje dalje te sigurt per te ndalur gjakderdhjen ne Siri. Sa me shpejt aq me mire do te ishte. Cështja tjeter janë; zonat e sigurta, te cilat nuk jane pjese e mandatit te Liges Arabe, kesisoj ne do tli drejtohemi Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, e cila rekomandon procedura dhe veprime”, tha Nabil al Arabi, sekretar i Përgjithshëm i Ligës Arabe.

Liga Arabe i kërkoi opozites te formoje nje qeveri tranzicioni. Ne Siri, presidenti Bashar Al Assad zhvilloi nje takimi me shefin e ushtrise, te cilit i dha direktiva per shtypjen e kryengritesve. Takimi vjen pas sulmit ne Damask, ku u vrane kater zyrtare te larte, qe regjimi e percaktoi nje sulm kamikaz.

Nga ana tjeter kryengritesit islamike i thane gazetarit te BBC-se Pol Ud, qe ndodhet prane Damaskut- se ishin inkurajuar nga vrasjet ne zemer te kryeqytetit. Por-sipas Ud- per momentin ekzistojne dy grupe rebelesh; ata qe i perkasin “Ushtrise se Lire Siriane” dhe Salafistet, apo islamike e vijes se ashper. Keta te fundit jane te armatosur mire, sepse marrin arme dhe para nga jashte. Ushtria ka rimarre nen kontroll disa zona te Damaskut; Barzeh dhe Mezzeh, qe kishin rene ne duart e kryengritesve.  Observatori Sirian per te Drejtat e Njeriut raportoi se ishte “divizioni i kater i drejtuar nga Maher Al Asad, vellai i presidentit qe udhehoqi sulmin ne zonen  Barzeh.Luftimet vazhdojnë ne qytetin e Alepit. U raportua per sulme me predha edhe ne qytetin lindor te Deir Al Zurit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA