Një ditë pas kalimit triumfal nën Harkun e Triumfit në Paris, fituesi i Turit të Francës, Bradley Wiggins, theksoi se nuk ka kohë për të për të shijuar këtë sukses historik.
32-vjeçari, i cili u shndërrua në britanikun e parë që fiton në 99 edicione të Tureve ditën e dielë, tashmë është përqendruar tek lufta për medaljen e artë në Londër 2012.
”Që prej ditës së hënë, i gjithë përqendrimi im është zhvendosur tek Olimpiada. Kam një medalje të artë për të fituar dhe do të bëj gjithçka për t’ia dalë mbanë”, deklaroi Wiggins.
”Është pak e çuditshme që të largohesh nga Parisi pa organizuar asnjë festë dhe do të kisha pasur shumë dëshirë që të kaloja më shumë kohë me shokët e skuadrës për të festuar fitoren, por Lojrat Olimpike janë shumë të rëndësishme për mua, sidomos këto që zhvillohen në vendin tim”, shtoi 32-vjeçari në një intervistë të dhënë për mediat britanike.
Wiggins do të marrë pjesë në Olimpiadë në garat e shpejtësisë në pistat e mbyllura në datën 28 korrik, përpara se të konkurrojë në etapën e 1 gushtit, në rrugë të hapur.
Edicioni i 99-të i Turit të Francës, ishte një eksluzivitet i “Top-Channel”, transmetuar në ekranin tonë gjatë të gjithë zhvillimit të tij.
Top Channel