Olimpiada, kuriozitete mbi pjesëmarrësit

23/07/2012 00:00

Lojërat Olimpike të Londrës startojnë pas 4 ditësh dhe në evenimentin më
të madh sportiv do të marrin pjesë rreth 10 mijë sportistë nga 200
vende të botës.

Mes garuesve janë shumë personazhe që kanë ngjallur jo pak kuriozitet në lidhje me aspektin fizik të tyre apo edhe moshën. Nga lista e publikuar e pjesëmarrësve rezulton se gjimnastja japoneze Asuka Teramoto është më shtatshkurtra pasi gjatësia e saj është 1 m e 36 cm, ndërsa sportisti më i gjatë në këto Lojëra Olimpike është basketbollisti kinez Zhaoxu Zhang, 2 m e 19 cm. Edhe sportistja më e gjatë është kineze dhe bëhet fjalë për basketbollisten Vei Vei, 2 m e 7 cm.

Duke qëndruar në kontinentin aziatik, gjejmë edhe sportistin më të vjetër në moshë dhe është japonezi Hiroshi Hoketsu i cili do të garojë në Londër 2012 në moshën 72-vjeçare. Hoketsu duket se nuk ka ndërmend ta mbyllë këtu aktivitetin sportiv, pasi po mendon që tani për Lojërat Olimpike të 2016.

Përsa i përket moshës më të re, rekordi i takon  notares togoleze Adzo Kposi, vetëm 13 vjec e cila do të garojë në garën e 50 m stil i lirë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta