Kina popullon ishujt e pretenduar nga fqinjët

23/07/2012 16:00

Autoritetet kineze aprovuan dërgimin e një garnizoni ushtarak në ishujt e diskutuar në jugun e Detit të Kinës Jugore, raportoi media zyrtare.

Komanda do të ketë qendrën në qytetin e sapoformuar të Sanshas, në grupin e ishujve Paracel. Ndërtimi i qytetit nisi në muajin qershor dhe të dielën, u emëruan edhe 45 ligjvënësit e parë të kongresit lokal.

Lëvizja ka ngjallur tensione të mëdha midis Kinës dhe fqinjëve që kanë pretendime territoriale në zonë.

Kina mori kontrollin e ishujve Paracel, shumica e të cilëve të pabanuar, në vitin 1974, pas një beteje të shkurtër me Vietnamin. Tajvani gjithashtu pretendon ishujt, popullsia prej disa mijëra e të cilëve jeton vetëm me peshkim.

Qyteti i Sanshës u themeluar në qershor nga Kina si një bazë administrative për të gjithë zonën e ishujve të Detit të Kinës Jugore e si një bazë edhe për përplasjet e tjera, në arkipelagun Spratley dhe Skarborou.

Përveç Kinës, në rajonin në fjalë pretendime territoriale kanë edhe Tajvani, Malajzia, Indonezia, Filipinet dhe Brunei.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA