Inter, ‘dhimbje koke’ për Chivu, Lautaro Martinez dëmtohet në pulpë, nuk luan ndaj Como
Inter humbet betejën për të marrë brazilianin Lukas Moura nga Sao Paulo.
Futbollisti brazilian duket se do të jetë nën urdhrat e Sir Aleks
Ferguson te Manchester United, lajm ky që publikohet nga e përditshmja
britanike ‘Daily Mirror’.
Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Manchester United ofroi 26 milionë paund për 19-vjeçarin e përfaqësueses braziliane, ofertë kjo që duket se është pranuar nga drejtuesit e Sao Paulos dhe në ditët e ardhshme pritet të përfundojnë të gjitha tratativat për transferimin e Lukas tek skuadra angleze.
Problemi për Lukas qëndron në faktin se brazilianit do t’i duhet të marrë lejen e punës ne vendin britanik për të luajtur me Manchester United, por ky problem nuk është i pazgjidhshëm dhe se autoritetet mund t’ia lehtësojnë procedurat.
Top Channel