
I akuzuari si autor i masakrës në premierën e serisë së fundit të Batman, James Holmes u paraqit formalisht para gjykatës në Kolorado për t’u njohur me akuzat e prokurorëve.
Holmes dyshohet si autori i vrasjes së 12 personave dhe plagosjes së dhjetra të tjerëve në sallën e kinemasë të premten më 20 korrik, 20 minuta pas nisjes së shfaqjes së premierës së filmit “Batman the Dark Knight Rises”, në Denver të Shteteve të Bashkuara.
Prokurorët thanë para gjykatësit se 24-vjeçari Holmes kishte refuzuar bashkëpunimin gjatë hetimeve dhe se nuk kishte nxjerrë asnjë fjalë për të kuptuar më mirë motivet që e çuan atë në kryerjen e masakrës.
Pas dëgjimit edhe të avokatit të autorit të dyshuar, gjykatësi vendosi për prokurorët datën 30 korrik si afatin e fundit për të plotësuar dosjen paditëse kundër tij.
Sic raportojnë mediat amerikane, ajo që ra në sy në seancën e parë kundër tij, 24-vjeçari dukej mjaft i lodhur e i pagjumë. Hera-herës mbyllte sytë e flinte, ndërsa flokët i kishte lyer me ngjyrë portokalli.
Top Channel