
Kryeministri Sali Berisha deklaroi se Qendra Kombëtare e Licensimit është një histori suksesi për biznesin shqiptar.
Duke folur në ceremoninë e prezantimit të sistemit të gjurmushmërisë në QKL, kryeministri theksoi se dixhitalizimi i dhënies së lejeve bëri të mundur që ky proces të kthehej në një nga më afatshkurtrit dhe më transparentit.
“Nëse më parë ku ishte një ndër proceset më të mundimshme dhe më të korruptuara në vend, ky është shndërruar në një nga proceset më afatshkurtra dhe më transparente. Qendra është shndërruar në një mbështetje të investitorëve në vend” shtoi Berisha.
Kryeministri theksoi se Shqipëria dixhitale është dhe do të mbetet një nga projektet më të mëdha të qeverisë ndërsa shprehu vendosmërinë për krijimin e një sporteli unik për qytetarët.
Top Channel