
Bradlei Uigins kurorëzohet si fituesi i turit të 99-të të Francës, duke u shpallur kështu edhe britaniku i parë që fiton turin francez. Ai e kaloi finishin i 20-i në etapën e fundit 120 km, me një itinererar nga Rambujeja në Camps Elize, ndërkohë që fituesi ishte Mark Kavendish.
Në përfundim të të gjithë turit Uigins kryeson klasifikimin e përgjithshëm me 3 minuta e 21 sekonda nga shoku i tij i skuadrës Kris Frum, ndërkohë me 6 minuta e 19 sekonda është ciklisti i vendit të tretë, italiani Vincenco Nibali.
Fituesi i edicionit të shkuar, australiani Kadel Evans e përfundoi turin e këtij viti në vendin e shtatë , madje u mund edhe nga shoku i tij i skuadrës Tixhej van Garderen, amerikani i skuadrës BMC që u rendit në vendin e pestë.
Fituesi i fanelës së badhë me topa të kuq, si çiklisti më i mire në terren malor u shpall francezi Tomas Vokler, ndërsa sllovaku Piter Sagan mbajti fanelën e jeshile si ciklisti me më shumë pikë të grumbulluara.
Me parakalimin spektakolar nëpër rrugët e bulevardet e mrekullueshme të Parisit është mbyllur Turi i Francës, për t’i hapur rrugë tashmë të gjithë ciklistëve kryesorë të marrin rrugën drejt olimpiadës së Londrës, me britanikun Bradlei Uigins në krye.
20 etapat e këtij turi u transmetuan nëpërmjet Top Channel.
Top Channel