Spanjë, me mijëra në protestë

22/07/2012 11:45

Me mijëra punëtorë spanjollë gdhinë në rrugët e Madridit, për të protestuar kundër politikave të Madridit zyrtar.

Aktualisht vendi me normën më të lartë të papunësisë në Bashkimin Europian, me 24% të forcës aktive që punon, Spanja duhet të imponojë masa të ashpra për të shmangur falimentimin ekonomik.

Protesta paqësore ishte organizuar nga bashkimi i sindikatave më të mëdha në vend dhe kortezhi kaloi përpara selive qeveritare pa asnjë incident.

Ndërkohë, tregjet ndërkombëtare vazhdojnë të shënojnë rënie, ndërsa frika për mbijetesën e euros rritet, së bashku me ankthin për një falimentim të mundshëm spanjoll që do t’i jepte një goditje të rëndë të gjithë unionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA