SHBA, nderim për viktimat e Kolorados

21/07/2012 00:00

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka urdhëruar që flamujt në Shtëpinë e
Bardhë dhe në të gjitha institucionet shtetërore, në ambasada dhe në
bazat ushtarake, të ulen në gjysmë shtize, në nderim të viktimave të
sulmit në një sallë të kinemasë në Kolorado.

Në këtë pozitë flamujt do të qëndrojnë deri më 25 të këtij muaji. Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, theksohet se me këtë gjest nderohen viktimat e “dhunës së pakuptimtë” në Aurora të Denverit, me ç’rast një person i armatosur i ka vrarë 12 vetë dhe plagosur 58 të tjerë.

Sulmuesi James Holmes, 24 vjeçar, është arrestuar nga policia.

Incidenti i rëndë ndodhi gjatë shfaqjes së premierës së filmit Batman, “Ngritjet e kalorësit të errësirës”.

Top Channel