Ka kaluar një vit që kur mediat e të gjithë botës njoftuan ndarjen nga jeta të këngëtares britanike, Amy Winehouse.

Ylli i muzikës, në moshën 27-vjeçare, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Londër, pasi kishte konsumuar një përzierje ilaçesh e alkooli.

Me zërin e saj të pasur me jazz dhe soul, Amy kishte publikuar vetëm dy albume, “Frank” në vitin 2003 dhe “Back to Black” në vitin 2006.

Fama botërore i erdhi pikërisht me këtë të fundit, që bëri që në vitin 2008 këngëtarja të fitonte pesë çmime në Grammy Award.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA