Del Piero, gol në Japoni

21/07/2012 20:30

Alessandro Del Piero ka marrë pjesë në ndeshjen e bamirësisë për viktimat e tsunamit të 11 marsit 2011, e organizuar nga J-League për të festuar 20-vjetorin e Ligës Japoneze.

Ish-kapiteni i Juventus ka realizuar në këtë takim golin e dytë të fitores 4-0 të ekipit të tij Team as One kundër JlieagueAllStar.

“Ishte një ndjesi e bukur të kthehesha tek goli dhe sidomos ishte fantastike të përqafoheshe nga ky publik i mrekullueshëm”, ka thënë Del Piero.

Ish-asi i Juves është shprehur se publiku japonez i ka dhuruar një simpati të madhe dhe për këtë ai i falenderon të gjithë. “Tani Japonia është në zemrën time”, ka shtuar Alex.

Mos është kjo deklaratë një sinjal se transferimi në tokën e lindjes së Diellit është më afër se kurrë? Gjithësesi, Del Piero ka luajtur në këtë ndeshje me numrin 10 në fanelën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA