Anulohet në Paris premiera e Batman

21/07/2012 00:00

Premiera e filmit të ri Batman në Paris, është anuluar pas vrasjes së 12
vetëve, në shfaqjen e këtij filmi në shtetin amerikan, Kolorado.

Në këtë premierë pritej edhe pjesëmarrja e disa aktorëve të njohur të filmit dhe të personave publikë në Francë dhe Paris.

Ky anulim u bë disa orë pasi nje person i armatosur hapi zjarr kundër shikuesve të filmit në lagjen Aurora, në Denver, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Personi i armatosur, James Holmes, 24 vjeçar, është arrestuar pak kohë pas incidentit të rëndë.

Shefi i policisë, Dan Oates tha për gazetarët se apartamenti në fjalë, në veri të lagjes periferike Aurora, u evakua si rrjedhojë e këtij informacioni.

“Dëshmitarët na thanë se ai hapi një lloj kutie. Ata dëgjuan disa vërshëllima, panë gazin që doli dhe autori hapi zjarr. Të shtënat zgjatën për disa minuta”, deklaroi Oates.

Zyrtari i lartë i policisë shtoi se dhjetë persona mbetën të vrarë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë më vonë në spital për shkak të plagëve.

Top Channel