Zjarret në Berat, mblidhet shtabi i emergjencës

20/07/2012 00:00

Menjëhere pas zjarrit të parë në lagjen muzeale Kala prefekti i Beratit
ka mbledhur në një takim pune shtabin e emergjencave civile. Në takim
merrnin pjese drejtuesit drejtorise zjarrfikese policia pyjore, Policia e
Rendit, si dhe kryetarët e njësive vendore, të cilët jane njohur me
situatën e deritanishme si dhe ka marrë një sërë detyrash për
përballimin e situatës.

Nga raportimi që prefekti i qarkut Hoxhaj i ka bërë situatës së zjarreve për periudhën janar-korrik rezulton se në Qarkun e Beratit ka pasur 10 zjarre nga këto në Berat 66 raste, në Skrapar 19 raste, në Kuçovë 26 raste, ndërkohë që muajt më problematik konsiderohen nga marsi deri në korrik.

Kështu, gjatë muajit korrik zjarret më të rrezikshëm rezultojne të jenë në kurorën e kalase në qytetin e Beratit. Prefekti Hoxhaj u shpreh se janë drejtuesit e njësive vendore ata të cilët kanë përgjegjësi ligjore për parandalimin dhe përballimin e emergjencave nga zjarret në pyje. Është detyrë e njësive vendore të ngrenë skuadrat e mbrojtjes nga zjarri në pyje, të caktojnë roje dhe vrojtues të përgatitur , të cilët të bashkpunojnë me zjarrfikëset dhe strukturat policore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB