Turi i Francës, Cavendish sukses dhe rekord

20/07/2012 00:00

Mark Cavendish fitoi etapën e 18-të të Turit të Francës, një eksluzivitet i “Top-Channel”, duke bërë që ky edicion të etiketohet gjithmonë e më shumë “shëtitja e anglezëve” në vendin transalpin.

Nga ana e tij, mbajtësi i fanelës së verdhë, Bradley Wiggins, vazhdon të kryesojë renditjen e përgjithshme dhe dy etapa nga parakalimi në Paris, duket se asgjë nuk mund ta pengojë që të fitojë këtë edicion të 99 në historinë e Tureve.

Fitorja e Cavendish ishte e 22-ta në karrierën e tij në “Botërorin” e çiklizmit dhe i shërbeu për të barazuar suksesin e legjendës franceze Andre Darrigade, më i suksesshmi në histori përsa i përket numrit të etapave të fituara.

Në një etapë fushore pas disa ngjitjeve të vështira në Pirenej, Cavendish bëri diferencën me një spint të papërmbajtshëm në kilometrin e fundit.

“E dinim që do të ishte një etapë të vështirë dhe se nuk mund t’i lejonim vetes të përqendroheshim tek parakalimi në Paris. Brad (lideri i skuadrës, Wiggins) tha që në fillim se duhet të përpiqeshim të kryesonim garën dhe jam shumë i kënaqur që në fund ia dolëm mbanë”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta