Inter, ‘dhimbje koke’ për Chivu, Lautaro Martinez dëmtohet në pulpë, nuk luan ndaj Como
Interi mund të sjellë në Milano një tjetër futbollist të Palermos dhe
bëhet fjalë për Abel Hernandez. Lajmi bëhet i ditur nga ‘La Gazzetta
Dello Sport’, sipas së cilës, klubi zikaltër kërkon që të marrë
uruguajanin në shkëmbim të sulmuesit të ri, Samuele Longo të cilin
Zamparini e kishte kërkuar edhe në bisedimet për transferimin e
Silvestres në Apiano Xhentile.
Hernandez pëlqehet shumë nga trajneri Stramacioni, i cili e konsideron atë si një përforcim shumë të mirë për skuadrën e tij dhe që mund të ndihmojë Militon në repartin e sulmit.
Megjithatë, drejtuesit e Interit ende nuk kanë nisur bisedimet me Palermon në lidhje me këtë cëshrje dhe kjo për faktin se milanezët në këtë moment janë të përqendruar tek problemi i largimit të futbollistëve. Zikaltrit ende nuk e kanë zgjidhur situatën e Zhulio Sezar, Stankovic, Maikon dhe Pacinit dhe në momentin që do të shesë këta lojtarë, atëherë klubi mund të nisë bisedimet për Hernandez, që aktualisht është i grumbulluar me përfaqësuesen uruguajane për Lojërat Olimpike të londrës.
Top Channel