Arsenal kërkon Jorenten

20/07/2012 00:00

Arsenali kërkon Fernando Jorenten për të zëvendësuar Riobin van Persin.
Lajmi publikohet tek ‘Daily Mail’ sipas së cilës sulmuesi i Atletik
Bilbaos konsiderohet nga trajneri Venger si zëvendësuesi ideal i
holandezit.

Jorente, që sezonin e kaluar shënoi 28 gola, ka në kontratën me klubin bask një klauzolë për zgjidhjen e saj për një vlerë prej 28 milionë Paund dhe Arsenali pret të përfundojë cështja e Van Persit për të bërë tentativën për blerjen e Jorentes.

Gjithnjë sipas ‘Daily Mail’, klubi londinez shpreson që të shesë kartonin e sulmuesit holandez për të paktën 20 milionë paund, shifër që do ta përdorë në merkaton e tyransferimeve.

Për Robin Van Persin në garë janë Juventusi, Mancester Siti dhe Mancester Junajtid me Djajtë e Kuq që kanë një avantazh kundrejt dy klubeve të tjera.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta