
Zjarrfikësit kanë luftuar gjatë gjithë natës me flakët në ishullin
spanjoll të Tenerife, që kanë shkaktuar evakuimin e disa qindra banorëve
nga një prej qyteteve.
Të paktën 1.800 vetë u detyruan të braktisnin qytetin Vilaflor ditën e martë për shkak të zjarreve, që zgjasin që prej ditës së diel.
Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se flakët kanë përfshirë të paktën 2 mijë hektarë tokë, por për fat të mirë nuk kanë arritur në resortet e njohura turistike.
Banorët në fshatin Chirche u evakuan gjithashtu ditën e mërkurë për shkak të tymit të zjarreve, kanë bërë të ditur mediat lokale.
Ndërkohë, flakët raportohet se kanë arritur buzë Parkut Kombëtar të Teidës. Gjithësesi, vetë parku nuk është i kërcënuar.
Ndërkohë, një zjarr tjetër në ishullin fqinj të La Palma, që ka përfshirë rreth 500 hektarë, është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit gjatë ditës së martë.
Helikopterë janë përdorur për të hedhur ujë mbi zonat e prekura. Spanja është goditur rëndë nga zjarret në pyje pasi kaloi dimrin më të thatë në 70 vjet.
Top Channel