
E ardhmja e Marten Stekelenburg tek Roma është vënë në dyshim nga trajneri i ri i skuadrës Zdenek Zeman.
Portieri i përfaqësueses holandeze që mbërriti në kryeqytetin italian në verën e 2011, nuk pati një sezon pozitiv me verdhekuqtë dhe kjo jo vetëm për faktin se mungoi në disa ndeshje për arsye dëmtimi, por edhe për faktin se në dy raste u ndëshkua me karton të kuq.
Për më tepër edhe paraqitje e tij në sezonin e kaluar në ndeshjet ku u aktivizua nuk ka qenë shumë bindëse dhe kjo ka bërë që zeman të mendojë për largimin e tij dhe sjelljen në Trigoria të Zhulio Sezar.
Për momentin nuk ka asnjë kontakt mes klubeve, por mësohet se Roma po përgatit një ofertë për kartonin e Zhulio Sezar për 3 milionë Euro, ndërkohë që për futbollistin po bëhet gati një kontratë 2-vjecare me pagë 2.5 milionë Euro në sezon, shifër kjo që pritet t’i shtohen edhe shpërblimet e mundshme.
Top Channel