Reagon Shlek: Vëllai im i pafajshëm

19/07/2012 00:00

Lajmi për rezultatin pozitiv në testet antidoping të Frank Shlek, nuk e
ka lënë indiferent vëllanë e tij, Andi. Ky i fundit në një intervistë
për mediat franceze deklaroi se Frank ishte i pafajshëm pasi asnjëherë
nuk kishte përdorur doping.

‘Të gjithë jemi me Frank-tha Andi Shlek në intervistën e tij-dhe të gjithë jemi gati të luftojmë për të. Tani ai është i shokuar nga ky rezultat pasi asnjëherë nuk ka marrë substanca të ndaluara dhe ju betohem për këtë. Unë dhe Frank jemi gjithë kohës bashkë, në stërvitje e jashtë saj dhe ju siguroj që është i pastër’.

Një ditë më parë, vetë Frank Shlek kishte deklaruar se ishte gati të bënte testet B të antidopingut për të vërtetuar se është i pafajshëm dhe Andi Shlek deklaroi se familja e tij do t’i shkojë kësaj cështje deri në fund, ndërkohë që intervistën e tij e mbylli me një deklaratë shumë të fortë.

‘Nga disa reagime pashë që disa persona e prisnin dicka të tillë-vijoi Shlek-tani mund të them pa frikë se bota e ciklizmit po më ngjall neveri’.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta