Reagime kundër pagës së lartë të Ibrës

19/07/2012 00:00

Zlatan Ibrahimovic u transferua te Paris Sën Zhermen duke nënshkruar një
kontratë 3 vjecare me 14 milionë Euro në sezon duke u bërë futbollisti
më i paguar në evropë për të lënë pas Kristiano Ronaldon dhe Lionel
Mesin.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e ashpër të qeverisë franceze sidomos të Ministrit të Buxhetit, Zherom Kahuzak.

‘Paga e Ibrahimovic është e tepruar, – ka thënë Kahuzak në një intervistë të tij-e gjithë bota po jeton në krizë financiare dhe gjithkush duhet të bëjë sakrifica për të dalë prej saj. Pasojat do të jenë katastrofike, pasi e dimë shumë mirë që një pjesë e mirë e klubeve kanë bilance financiare negative’.

Ka reaguar në lidhje me këtë cështje edhe Ministrja Franceze e Sporteve, Valeri Furnejron, e cila vetëm u mjaftua me shprehjen se shifra të tilla janë astronomike dhe të pakuptimta.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta