Rafael Nadal nuk do të marrë pjesë në Lojrat Olimpike të Londrës, duke humbur kështu mundësitë e mbrojtjes së medaljes së artë që fitoi në Pekin 2012.
Tenistit do t’i takonte nderi i parakalimit me flamurin spanjoll në ceremoninë hapëse të Olimpiadës, në 25 korrik, por për shkak të problemeve fizike do ta ketë të pamundur të marrë pjesë.
“Nuk jam në gjendje që të luajë në këtë moment. Ky është një prej momenteve më të trishtë të jetës sime, por kam përgjegjësinë që të mos mendoj vetëm për vete, por edhe për më të mirën e sportit spanjoll”, deklaroi Nadal.
“Nuk mund të bëhem egoist dhe duhet t’i lë vendin dikujt që mund të përfaqësojë denjësisht Spanjën dhe që ndryshe nga unë në këtë moment, mund të synojë edhe fitoren përfundimtare. Nuk mund të kishte për mua një nder më të madh se sa mbajtja e flamurit spanjoll në parakalim, prandaj mund të imagjinoni qartë zhgënjimin tim të thellë”, shtoi ish-numri një në botë, i eliminuar nga raundet e hershme të Uimbëlldonit, më parë gjatë muajit, për shkak të probleve në fjalë.
Top Channel