5 vende të BE-së kufizojnë karburantin/ Ulet numri i fluturimeve në Europë, masa të reja në aeroportet italiane
Të afërm të tre shtetasve amerikanë të vrarë në sulme me avionë të
telekomanduar në Jemen po padisin zyrtarë të lartë të Pentagonit dhe
CIA-s, me pretendimin se vrasjet ishin jokushtetuese.
Kleriku Anwar al Awlaki dhe Samir Khan humbën jetën në shtator, ndërsa i biri i Awlakit, Abdulrahman, 16 vjeç, vdiq në tetor.
Të afërmit akuzojnë sekretarin e Mbrojtjes, Leon Panetta, drejtorin e CIA-s, David Petraeus dhe dy komandantë ushtarakë se autorizuan sulmin.
Çështja e përdorimit ilegal të avionëve të telekomanduar ka qenë në qendër të vëmendjes në javët e fundit në Shtetet e Bashkuara.
Awlaki, një klerik islamik radikal i lindur në shtetin e Nju Meksikos, ishte një figurë kyçe e degës jemenase të Al Kaedës në Gadishullin Arabik. Ndërsa djali i tij 16-vjeçar kishte lindur në Kolorado.
Ndërkohë, Samir Khan ishte një shtetas amerikan i natyralizuar që ishte përfshirë në përgatitjen e revistës në versionin anglez për Al Kaedën.
Padia është hartuar nga Nasser al Awlaki, babai i Anwar, dhe Sarah Khan, mamaja e Samir Khan.
Komandantët ushtarakë, admirali William McRaven, shef i operacioneve speciale, dhe toger-gjeneral Joseph Votel janë gjithashtu persona të përmendur në këtë padi, që kërkon dëme të papërcaktuara.
“Vrasjet shkelin të drejtat thelbësore që u takojnë të gjithë shtetasve amerikanë, përfshirë atë për të mos u privuar nga jeta pa një proçes gjyqësor”, thuhet në ankesën ligjore.
Top Channel