
Çiklisti spanjoll Alejandro Valverde i Movistar ishte ai që triumfoi në etapën e 17-të të Turit të Francës, etapë e gjatë 143.5 kilometra dhe pjesë e grupit të vështirë të etapave me një terren kryesisht malor.
Valverde, që sezonin e kaluar nuk ishte pjesëmarrës në Turin e Francës për shkak të një pezullimi, la pas tij britanikët Froome dhe Wiggins, që të dy çiklistë të skuadrës së Sky që po dominon këtë tur.
Kjo ishte fitorja e dytë e një etape nga çiklistët spanjollë për këtë vit dhe e para për skuadrën Movistar.
Nesër garohet për etapën e 18-të, e gjatë 222.5 kilometra dhe me një terren që favorizon sprintierët. Më pas, më 21 korrik vjen etapa e parafundit, e gjatë 53.5 kilometër, për të mbërritur në garën finale më 22 korrik, atë Ramboillet-Paris Champs Elysees e gjatë 120 kilometër dhe që mbyll Turin e Francës 2012.
Top Channel