Arratiset shqiponja e Lacios

19/07/2012 03:01

Maskota e ekipit të Lacios, e cila është një shqiponjë e gjallë e quajtur Olimpia, duket se i ka lënë klubin dhe tifozët e afeksionuar pa frymë për rreth një orë.

E cilësuar edhe si fatsjellëse për klubin bardhekaltër, pak minuta para orës 19:00, mbajtësi i saj, Juan Bernabe e kishte lëshuar në ajër për një ushtrim të mbrëmjes, por shpendi pas disa rrotullimeve është larguar deri mbi kodrat që kufizohen me qytetin.

Vetëm pas më tepër se një ore, Olimpia vendosi të kthehet tek mbajtësi i saj, duke kthyer njëkohësisht edhe gëzimin tek i gjithë populli lacial.        

Thjesht një shaka e shqiponjës apo ndoshta një shenjë e keqe kjo për sezonin në vazhdim të Lacios.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA