
Francezi Thomas Voeckler triumfoi në etapën e 16 të Turit të Francës, etapë e gjatë 197 kilometra, kryesisht malore.
Këtë etapë e nisën 155 pilotë, dhe ai që nuk e nisi ishte Frank Shleck i dënuar nga arbitrat për përdorim substancash stimuluese të palejueshme. Një grup prej 38 çiklistësh u shkëputën shpejt pas nisjes, ç’ka përcaktoi më pas se fituesi do të përcaktohej pikërisht këtu.
Në ngjitjen finale, Voeckler siguron një avantazh për 1 minuta nga 4 ndjekësit, Voigt, Vinokourov, Izaguirre dhe Sorensen. Ky i fundit do të kalonte vijën e finishit i dyti, ndërkohë që mbajtësi i fanelës së verdhë, britaniku Bradley Wiggins u rendit në vendin e 12-të, 7 minuta e 9 sekonda me vonesë.
Megjithatë, mundi të mbajë Wiggins fanelën e verdhë edhe për etapën e 17-të, Bagneres de Luchon-Peyragudes, e gjatë 143.5 kilometra.
Top Channel