Tirana, takimi me norvegjezët

18/07/2012 23:30

Ndeshja e dytë e Tiranës në Europë, ajo përballë Alesundit, do të jetë më e vështirë se ajo me luksemburgasit.

Kundërshtarët janë më mirë fizikisht, pasi kanë rreth 4 muaj që kanë nisur kampionatin e tyre, por trajneri i bardhebluve Rubio Sanchez ka theksuar Tirana nuk friksohet dhe futet në fushë për të bërë lojën e saj.

“Shkojmë në këtë ndeshje me moral të lartë. Gjithsesi kundërshtari është i vështirë, është më i komplikuar, ka 5 muaj avantazh ndaj nesh, pasi kanë kohë që e kanë filluar kampionatin. Por kjo gjë nuk është se do të bëjë që të ndihemi inferiorë, ne do të bëjmë punën tonë edhe në këtë ndeshje”, tha spanjolli Rubio.

“Janë ekip model, janë në formë shumë të mirë dhe janë më lart se ne. Edhe ekipi ynë ka mundësitë e veta kemi një tifozllëk të zjarrtë dhe një strateg sic është trajneri ynë” deklaroi Ilion Lika, portieri i ekipit Tirana.

Takimi i vlefshëm për turin e dytë të Ligës së Evropës mes Tiranës dhe Alesundit do të transmetohet direkt në Supersport.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA