Tersi i Lusio-s tek Juventusi
18/07/2012 00:00
Lusio nuk e nis mirë aventurën e tij tek Juventusi. Mbrojtësi brazilian u
bë protagonist i një gafe në ndeshjen miqësore mes Juventusit dhe
diletantëve të Agrevil duke bërë që skuadra e tij e re të shohë veten në
disavantazh pas vetëm 43 sekondash.
Lusio nuk kontrolloi mirë pasimin e marrë nga një prej shokëve të tij të skuadrës dhe sulmuesi kundërshtar arriti t’ia marrë atë me shumë lehtësi duke shënuar edhe golin e parë dhe të vetëm për Agrevil.
Ndeshja në fakt përfundoi me rezultatin 7-1, ndërkohë që trajneri Conte nuk e mori seriozisht këtë gafë të Lusios.
Top Channel