
Lojërat Olimpike të Londrës do të startojnë në 27 korrik me ceremoninë e
hapjes. Këtë vit ndryshe nga edicionet e kaluara, kjo ceremoni është
shkurtuar me 30 minuta për arsye sigurie ndërkohë që kostoja për të
arrin nga 27-45 milionë paund.
Kjo ngjarje, që pritet të ndiqet nga 1 miliard njerëz në të gjithë botën, do të organizohet nga drejtori artistik Deni Boil, fitues i cmimit Oskar me filmin Slumdog Millionaire.
Sinjalin për nisjen e Lojërave Olimpike të Londrës do ta bëjë një këmbanë gjiganse që peshon 27 tonë, ndërkohë që më pas do të shfaqet edhe një film i realizuar nga departamenti i filmit të BBC, ku mendohet se protagonist do të jetë Daniel Krejg në rolin e Xhejms Bond që pret një kalorës.
Më pas, Stadiumi Olimpik do të shndërroghet pëe një moment në një vend rural, ku 10 mijë vullnetarët që do të marrin pjesë do të bëjne të mundur krijimin e një skene ku prezantohen Anglia, Uellsi, Skocia dhe Irlanda e Veriut.
Mendohet se në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe këngëtari i njohur britanik Pol MCartney që pritet të interpretojë 3 këngë ndërkohë që do të shoqërohet edhe nga 50 balerinë. Në këtë ngjarje nuk do të mungojnë as shfaqjet akrobatike të trupës Spelbound, fitues të Britain’s Got Talent të vitit 2010.
Me të përfunduar ceremonia, drejtuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike do të presin Mbretëreshën Elizabet, më pas do t’u vijë radha sportistëve pjesëmarrës nga 200 vende të botës për të bërë paradën e zakonshme. Akti i fundit i kësaj ceremonia do të jetë ndezja e Flakës Olimpike dhe hedhja e fishekzjarreve.
Top Channel