Futbollistet japoneze “të nxehura” në Londër

18/07/2012 00:00

Të gjithë atletët dhe sportistët nga cdo cep i botës kanë fluturuar ose janë në përgatitjet e fundit për të fluturuar drejt fshatit olimpik në Londër për të marrë pjesë në Olimpiadën 2012 që organizohet në kryeqytetin anglez.

Një ndër to është edhe kombëtarja japoneze e futbollit femëror e cila ka fluturuar nga Tokio drejt Parisit. Por futbollistet japoneze, që janë njëkohësisht edhe pretendente për marrjen e një medalje në futboll në kategorinë e tyre, u ankuan për kushtet e fluturimit.

E gjendur në një situatë të vështirë financiare, Japonia është në grupin e atyre vendeve që po shkrutojnë shpenzimet ku dhe sa të mundin. Pjesë e kësaj politike ishte edhe përzgjedhja e një fluturimi “low cost” për futbollistet femra.

Por krejt ndryshe ka ndodhur me kombëtaren e meshkujve, e cila ka udhëtuar me një avion “high class” me shpenzime 3 herë më të larta se kombëtarja femërore. Ajo që ka zemëruar futbollistet japoneze është diferencimi.

“Kombëtarja e meshkujve nuk është as pretendete për medalje, ndërsa ne po. Ndaj mendoj që duhet të ishte e kundërta në përcaktimin e komoditetit në udhëtim, ose të paktën të ishim të barabartë”, deklaron futbollistja, Homare Sawa.

Komiteti Olimpik Japonez u ka dhënë pjesës më të madhe të sportistëve dhe atletëve të tij udhëtime me kosto të ulët ekonomike dhe përjashtim kanë bërë vetëm disa syrësh.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta