Çiklisti Frank Schelck, një prej favoritëve për të fituar Turin e Francës, rezultoi pozitiv në një test antidoping, të zhvilluar gjatë zhvillimit të këtij edicioni.
Luksemburgasi, i cili përfundoi i treti në edicionin e vitit të shkuar, rezultoi pozitiv ndaj substancës Xipamide, e shfaqur në urinën e tij gjatë një testimi surprizë në 14 korrik.
Megjithatë, Schelck nuk është pezulluar ende dhe ka të drejtë që të kërkojë rianalizimin e urinës.
Vëllai i fituesit të Turit të vitit 2010, Andy Schleck-ut, Frank është kapiteni i skuadrës “RadioShack”.
Skuadra e tij nuk bëri asnjë koment pas mësimit të lajmit. Aktualisht, Schleck është i 12-ti në Tur, nëntë minuta e 45 sekonda pas kryesuesit Bradley Ëiggins, por shanset e tij për suksesin përfundimtar vlerësoheshin reale, pasi pritej të rikuperonte ndjeshëm në etapat e malore në mbërritje.
Top Channel