Tajlandë, sekuestrohet gjysmë ton fildish

17/07/2012 00:00

Pothuajse gjysmë ton fildish, për një vlerë rreth 725 mijë dollarë, që
vinte nga Kenia është sekuestruar në aeroportin e Bangkokut, në
Tajlandë.

Sipas raportimeve të mediave lokale, rreth 160 copa fildish, me peshë 456 kilogramë, po transportoheshin ilegalisht me kuti druri, që kishin si destinacion një shoqëri falso tajlandeze.

Malli, që vinte nga Kenia, ishte regjistruar si artizanal, ka bërë të ditur drejtori i doganës së aeroportit të Bangkokut.

Fildishi, që vjen kryesisht nga dhëmbët e elefantëve, është një mall i preferuar nga organizatat kriminale aziatike dhe afrikane për të fituar para në mënyrë ilegale.

Ndaj këtij fenomeni kanë reaguar shpesh herë organizatat për mbrojtjen e kafshëve, të cilat kanë denoncuar masakrën që po u bëhet elefantëve nga gjahtarët ilegalë.

Top Channel