SHBA, thatësira më ekstreme në gjysmë shekulli

17/07/2012 15:35

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke vuajtur thatësirën më të rëndë që prej vitit 1956, vërtetuan të dhënat e publikuara të martën nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike.

Sipas AKOA-së, 55% e sipërfaqes së SHBA eshte duke vuajtur nga thatësira ekstreme apo e moderuar.

Si rrjedhojë, numri i zjarreve nëpër pyje është shtuar në nivele alarmante, të tilla sa që disa shtete kanë shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore, duke kërkuar ndihmën federale.

Ndërkohë, dëmi ekonomik në bujqësi, si rrjedhojë e prishjes së të mbjellave, ka një faturë prej miliarda dollarësh.

Aktualisht, 80% e territorit amerikan është duke përjetuar temperatura më të larta se mesatarja stinore, përfshi edhe shteti i Alaskës, ndër territoret më të ftohtë të planetit.

Qershori ishte muaji i 14-të më i nxehtë që prej fillimit të regjistrimit të të dhënave në vitin 1895, njëkohësisht edhe i dhjetë më i thatë.

Për herë të fundit, një muaj më i thatë ishte regjistruar në vitin 1956.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA