Kore e Veriut, emërohet kryegjenerali i ri

17/07/2012 16:05

Lajmi u raportua nga agjensia e vetme zyrtare, “KCNA”. Sipas një deklarate të saj, zëvendësimi i Ri Yong-ho u bë i detyrueshëm për shkak të arsyeve shëndetësore, por një pretendim i tillë është parë me dyshim të thellë nga skeptikët.

”Perdja e hekurt” e vendit komunist dhe më të militarizuar në botë bën që të dihet pak rreth jetës së Hyon. Rreth tij njihet vetëm se është një prej 120 anëtarëve të Komitetit Qëndor të Partisë dhe një prej katër zëvendësmarshallëve të ushtrisë. Besohet se ai fitoi gradën gjeneral në vitin 2010.

Grada më e lartë, ajo e marshallit dhe kryegjeneralit i takon udhëheqësit të vendit, Kim Jong-un.

Shkarkimi nga detyra i Ri Yong-ho zuri në befasi shumë ekspertë ndërkombëtare rreth Koresë së Veriut, pasi ai konsiderohej si një figurë kyçe në tranzicionin e pushtetit nga Jong-il tek Jong-un dhe një prej më të besuarve të këtij të fundit brenda instancave ushtarake.

Në paradën e përvitshme ushtarake, Ri-së iu dha edhe nderi i veçantë që të qëndronte në podium përkrah liderit të vendit.

Analistët kanë bërë të qartë më parë se sëmundjet janë përdorur gjerësisht si një preteks nga Peniani, në shkarkime të mëparshme të figurave të rëndësishme drejtuese, disa prej te cileve jane zhdukur ne menyre enigmatike brenda pak koheve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA