
Revolta kundër regjimit sirian të Bashar al-Assad është shtrirë përtej kufijve të Sirisë. Konsullata e Sirisë në Kazakistan është përfshirë nga flakët dhe dy katë të ndërtesës 3-katëshe të saj janë shkrumbuar nga zjarri.
Lajmi konfirmohet nga televizioni shtetëror kazak që shton se flakët kanë përfshirë godinën e konsullatës siriane në qytetin Almaty, e vetmja përfaqësi diplomatike e Sirisë në Kazakistan, pas protestës së qindra personave kundër dhunës në Siri.
Protestuesit goditën me bomba molotov ndërtesën e për pasojë kati i tretë dhe i dytë i saj është djegur plotësisht, bashkë me dokumentet zyrtare që ndodheshin në ndërtesë. Sic njoftojnë autoritetet kazake, fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Nuk ka asnjë konfirmim nga Damasku zyrtar në lidhje me incidentin në fjalë, por mediat ndërkombëtare thonë se djegia e ndërtesës çoi në mbylljen e misionit diplomatik sirian në Kazakistan dhe nuk dihet nëse do të hapet sërish apo jo.
Top Channel