Kush ka patur mundësinë të kontaktojë drejpërdrejtë apo nëpërmjet telefonit Zlatan Ibrahimovic në ditët e fundit, kupton se ka përballë një person të zhgënjyer, të tradhëtuar, të nxehur dhe “viktimë e një marrëveshjeje” jashtë vullnetit të tij.
Qendërsulmuesi suedez, që sot ose nesër pritet të firmosë kontratën me francezët e PSG-së, nuk e përtyp dot statusin e të qënit i padëshirueshëm në radhët e Milanit, ndoshta ngaqë në të gjitha lëvizjet e mëparshme të karrierës së tij ka qenë ai që ka vendosur se kur dhe si të ndërpresë marrëdhëniet e punës me një klub të caktuar (kujto Ajaks, Juventus, Inter e Barcelona).
Pikërishte me këtë lidhet edhe zemërimi i Zlatan me Milanin, pasi ai nuk është mësuar që për të ardhmen e karrierës së tij në futboll të vendosin të tjerët, sic po ndodh në këtë rast, në kalimin e tij nga nënkampionët italianë tek nënkampionët francezë.
Sulmuesi shtatlartë është shprehur tej mase i zhgënjyer nga sjellja e Milanit, i cili sipas tij i kishte premtuar numrin 10 në fanelë, meqë Sedorf në fund të sezonit vendosi të largohej nga Milani.
Top Channel