
Banka HSBC pranoi para Senatit amerikan se në filialet e saj në Shtetet e Bashkuara kishin qarkulluar para të pista kryesisht nga trafikantët e drogës që e kishin përdorur këtë bankë për të pastruar paratë e tyre.
Banka më e madhe europiane premtoi një hetim të brendshëm për atë që ajo në një deklaratë zyrtare për mediat e quan një “gabim i paqëllimshëm” dhe shpreh gatishmërinë të vendoset para përgjegjësisë ligjore.
“Banka ka lejuar veten të përdoret për pastrim parash nga lordë të narkotrafikut dhe shtete nën embargo, apo shtete terroriste”, deklaroi kryetari i Komisionit Hetimor në Senatin amerikan, Carl Levin.
Në raportin e tij, Senati amerikan thotë se nëpërmjet HSBC-së në Amerikë kanë qarkulluar në treg miliona dollarë para të pista me prejardhje të dyshimta nga lordët e narkotrafikut si dhe nga shtetet të tilla si Siria apo Irani.
Top Channel