
Një tren doli nga shinat në jug të kryeqytetit egjiptian, Kajros, duke shkaktuar të paktën 15 të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Disa udhëtarë deklaruan se panë flakë, ndërsa dëshmi të pakonfirmuara thanë se mjeti u përplas me një kamion, përpara se të dilte nga shinat.
Një pasagjer tha për korrespondentin e “BBC”-së në Egjipt se janë disa të vdekurit, por ky pretendim nuk është vërtetuar zyrtarisht.
Treni ishte dukë udhëtuar për në Kajro nga krahuna e Suhagut, kur doli nga shinat në Badrashin, pranë Gizës.
Nuk dihen ende arsyet që mund të kenë shkaktuar këtë incident. Në vitin 2002, Egjipti përjetoi tragjedinë e tij më të rëndë hekurudhore, kur një tren në Kajro mori flakë, duke shkaktuar 373 të vdekur.
Top Channel