Champions, Plaku i jep fitoren Skënderbeut

17/07/2012 22:40

Sebino Plaku i jep Skënderbeut fitoren e parë në Europë. Ndryshe nga sezoni i kaluar këtë vit kampionët e Shqipërisë kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në paraeleminatoret e Ligës së Kampioneve duke mundur 1-0 hungarezët e Debrecen.

Korcarët e nisin vrullshëm ndeshjen duke mbajtur nën presion kundërshtarët dhe duke krijuar rrezik në portën e tyre. Vucaj, Plaku dhe Daniel Xhafaj shpërdoruan disa raste mjaft të mira, ndërkohë që mesin e pjesës së parë gjuatjen e Plakut nuk e lejoi traversa që të përfundonte në rrjetë.

Nga ana tjetër, hungarezët të cilët pretendonin të kalonin turin që në Korcë me 2 raste të krijuara nuk arritën të shqetësonin portierin Orges Shehi.

Korcarët janë sërish më kërkues edhe në pjesën e dytë. Përpjekjet e tyre u shpërblyen në minutën e 65-të kur Sebino Plaku mposhti portierin serb të Debrecenit, Nenad Novakovic.

Në minutat e mbetura as Skënderbeu dhe as skuadra hungareze nuk arritën të ndryshonin rezultatin përfundimtar të ndeshjes, i cili sigurisht që do të jetë një avantazh i mirë për korcarët në ndeshjen e kthimit pas një jave.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA